Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sonte se vendi i tij do të pezullojë përkohësisht trafikun ajror me Britaninë e Madhe për 48 orë, për shkak të një lloji të ri të virusit korona të identifikuar.
Kroacia u bashkua kështu me Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Italinë, Bullgarinë dhe vendet evropiane, të cilat gjithashtu pezulluan përkohësisht trafikun ajror me Britaninë për shkak të llojit të ri të virusit korona.
“Duke pasur parasysh gjetjet e reja mbi intensitetin më të shpejtë të përhapjes së Covid-19 në Britaninë e Madhe, Kroacia do të pezullojë përkohësisht trafikun ajror të pasagjerëve nga Britania e Madhe për 48 orë si masë paraprake, derisa të specifikohet informacioni mbi llojin e ri të mundshëm të virusit. Prioriteti është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve,” shkruan Plenkoviq në “Twitter”./epokaere/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...