Ofensiva turke në Sirinë veriore që nisi me 9 tetor është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.
Shumica prej tyre e kanë quajtur shkelje të integritetit territorial, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab ka dënuar operacionin e Turqisë në Siri, duke thënë se “ky nuk është veprimi që prisnim nga një aleat”.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i merr shumë seriozisht përgjegjësitë e kontrollit të eksportit të armëve dhe në këtë rast, natyrisht, ne do t’i mbajmë eksportet tona të mbrojtjes në Turqi nën një rishikim shumë të kujdesshëm dhe të vazhdueshëm”, tha Raab para Parlamentit.
Ai vazhdoi duke thënë se veprimet e Turqisë janë “të pamatura, antiproduktive dhe luajnë drejtpërdrejt në duart e Rusisë”, duke shtuar se këto veprime kanë marrë “përqendrimin larg nga qëllimi kryesor i terrorizmit për mposhtjen e Daesh-it”.
“Asnjë licencë tjetër eksporti në Turqi për artikujt që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Siri nuk do të jepen ndërsa ne kryejmë atë rishikim”, deklaroi ai./arbresh.info/
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...