Një vajzë adoleshente e ka transmetuar drejtpërdrejt në Instagram aksidentin e përgjakshëm me makinë dhe pastaj e ka xhiruar motrën e vet të lënduar për vdekje pas aksidentit.
Obdulia Sanchez, 18-vjeçare, po e xhironte veten të premten teksa po voziste e dehur në një autostradë në Kaliforni, me motrën e vet 14-vjeçare, shkruajnë mediat amerikane.
“Jacqueline, të luten zgjohu,” dëgjohet duke thënë Obdulia derisa e shkund 14-vjeçen Jacqueline Sanchez.
“E vrava motrën. Tash do të shkoj në burg për jetë. E kuptoj. Nuk më bën aspak, megjithatë. Më fal, zemër,” dëgjohet duke thënë Obdulia.
Policia në Kaliforni ka thënë se Obdulia ishte nën ndikimin e alkoolit kur makina e saj u rrotullua.
https://www.youtube.com/watch?v=Kl_bIaGNmdw
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...