Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është “thellësisht e shqetësuar” nga pamjet nga Rripi i Gazës dhe theksoi se duhet hetuar se çfarë ndodhi në veri të enklavës palestineze, kur dhjetëra palestinezë u vranë teksa prisnin në radhë për ushqim.
“Jam thellësisht e shqetësuar nga pamjet nga Gaza. Duhet bërë çdo përpjekje për të hetuar atë që ka ndodhur dhe për të siguruar transparencë,” shkroi Von der Leyen në rrjetin social X.
Ajo shtoi se ndihma humanitare është “shpëtim për ata që kanë nevojë”, duke theksuar se është e nevojshme të sigurohet aksesi në ndihma humanitare.
“Ne qëndrojmë pranë civilëve dhe bëjmë thirrje për mbrojtjen e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha presidentja e Komisionit Europian.
/abcnews.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A