Dy anëtarë të një grupi të njohur si Lepujt e Bardhë kanë pranuar të kenë vendosur bombë në një xhami në Minnesota më 2017.
Policia thotë se Michael McWhorter dhe Joe Morris donin të frikësonin myslimanët që të iknin nga SHBA-të, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja, të cilët pranuan një numër akuzash, përfshirë sulm të dështuar në një klinikë aborti, përballen me 35 vite burgim pas një marrëveshjeje me prokurorinë.
Askush nuk është lënduar në sulmin që ndodhi në Qendrën Islamike Dar Al Farooq në periferinë Minneapolis.
Një burrë i tretë, 47-vjeçari Michael Hari, i cili është themeluesi i pretenduar i Lepujve të Bardhë, është në paraburgim dhe në pritje të gjykimit. Ai nuk ishte pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë./Arbresh.info/
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...