Një ceremoni e pazakontë është zhvilluar në Çeki, në lidhje me dekretimin e kryeministrit të ri.
Presidenti çek Milos Zeman, ka dekretuar kryeministrin Petr Fiala, ndërsa qëndronte brenda një kutie xhami pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin.
Milos Zeman përshëndeti Petr Fiala gjatë ceremonisë zyrtare në rezidencën e tij në Pragë.
77-vjeçari ishte i ulur në një karrige me rrota dhe i shoqëruar nga një mjek i veshur tërësisht me pajisje mbrojtëse, pasi u sëmur me Covid gjatë një qëndrimi prej gjashtë javësh në reanimacion.
Qeverisë së re do t’i duhet të përballet me një valë të re koronavirusi që rrezikon të fusë në kolaps spitalet si dhe me një krizë energjetike. /Ballkanweb
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...