Një video amatore e filmuar në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, shfaq momentin kur një zyrtar policor e godet shuplakë në fytyrë një grua me ngjyrë.
Grindja u filmua nga kamera e vendosur në uniformën e një polici tjetër, ku shfaqet zyrtari policor i cili pa u menduar dy herë e godet gruan, transmeton Telegrafi.
Gjithçka fillon me një grindje mes dy zyrtarëve policorë dhe një gruaje, e cila më pas vendosë ta provokojë njërin prej tyre duke iu afruar pranë.
Në një moment polici humb durimin dhe e godet me shuplakë në fytyrë, ku më pas e rrëzon në tokë e pamjet nuk vërehen qartë për shkak të reagimit të policit, që e kishte kamerën e vendosur në uniformë.
Raportohet se gruaja ankohej me zë të lartë për vonimin e aeroplanit, duke prishur kështu rendin dhe qetësinë brenda objektit të aeroportit.
E pasi që pamjet e këtij sulmi u bën virale në internet, departamenti i policisë në Miami në krye me Alfredo Ramirez, ka njoftuar se hetimet kanë filluar, kurse është urdhëruar shkarkimi i zyrtarit policor që goditi gruan.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...