Një dyvjeçare amerikane që ka nevojë për disa transfuzione gjaku për të luftuar kancerin ka nxitur një fushatë globale në kërkim të dhuruesve që i përshtaten.
Zainab Mughal ka një nga tipat më të rrallë të gjakut në botë, gjë që e bën të vështirë trajtimin e sëmundjes së saj, transmeton portali arbresh.info.
Aktivistë thonë se më shumë se njëmijë njerëz janë testuar, por vetëm tre persona deri tani kanë gjakun për të cilin ajo ka nevojë.

Mjekët thonë se shtatë deri në 10 dhurues duhen për trajtimin e saj të kancerit.
Më parë këtë vit Zainab është diagnostikuar me neuroblastoma, një formë agresive dhe e rrallë e kancerit që prek më shumë bebet dhe fëmijët.
Transfuzionet e gjakut do të jenë të nevojshme për sa kohë të jetë nën trajtim, por gjaku i Zainab është jashtëzakonisht i rrallë, pasi që i mungon një antigjen- “Indian B”, që shumica e njerëzve e kanë në qelizat e kuqe të gjakut.

Dhuruesit që kanë gjasa të përkojnë me tipin e saj janë pakistanezët, indianët apo ata me prejardhje iraniane me tipin e gjakut 0 apo A.
Por edhe brenda këtyre popullatave, më pak se 4% e njerëzve ka gjasa t’u mungojë antigjeni indian B./Arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...