Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se qindra agjentë rusë dhe kinezë të inteligjencës janë duke zhvilluar veprimtari të fshehtë.
Shërbimi për Veprime të Jashtme i Bashkimit Evropian ka vlerësuar se rreth 250 agjentë të fshehtë nga Kina dhe Rusia ndodhen në Bruksel. Lajmin për këtë e ka publikuar gazeta gjermane, “Welt am Sonntag”, e cila ka siguruar të dhëna nga diplomatët e Bashkimit Evropian.
Bazuar në këtë raport, diplomatët dhe ushtarakët e Bashkimit Evropian janë këshilluar të qëndrojnë larg disa pjesëve të qytetit të Brukselit, përfshirë një restorant dhe një kafene që ndodhen afër ndërtesës kryesore të Komisionit Evropian.
Sipas këtij raporti, agjentët kinezë dhe rusë të inteligjencës kryesisht punojnë në ambasada ose misione tregtare të vendeve të tyre në shtetet e huaja, shkruan “Free Europe”.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...