Dy persona u qëlluan me armë zjarri dje në qendër të kryeqytetit të Finlandës, në Helsinki. Mediat lokale atje po raportojnë se cak i sulmit ishte edhe një person tjetër, por ai i ka shpëtuar plumbit.
Dy të plagosurit po trajtohen në spital ndërsa Express merr vesh se sulmuesi është kosovar, rreth 32 vjeçar. I njejti burim tha se ai ka prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dje, shkruajnë mediat në Finlandë, transmeton Gazeta Express.
“Dy persona u plagosën dhe janë ende në spital. Personi i tretë ishte pranë të plagosurve, por plumbi nuk e goditi atë”.
Deri më tani dihet se plagosjet erdhën për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...