Në Halle, tre persona u plagosën në një sulm që ndodhi në mbrëmjen e së dielës; njëri prej tyre rëndë. Policia arriti të arrestonte një të dyshuar. Motivi është ende i paqartë.
Tre persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt.
Sipas policisë, një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta. Lidhur me të plagosurit, policia flet për prerje dhe plagë me thikë.
Sipas deklaratave të tyre, policia u thirr në orët e para të mbrëmjes për një grindje me disa persona përpara hyrjes së bllokut të apartamenteve, shkruan dpa.de.
Atje gjetën të plagosurit, të cilët më pas u dërguan në spital.
Pas raportimeve të dëshmitarëve, një 46-vjeçar nga Kosova u arrestua si i dyshuar menjëherë më pas.
Një zëdhënës i policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se si kanë ndodhur lëndimet dhe çfarë i ka shkaktuar ato, përcjell albinfo.ch. Situata është nën kontroll. Hetimet për motivin dhe armën e vrasjes janë duke vazhduar.
Gazeta “Bild” raportoi, duke cituar një dëshmitar, se debati kishte shpërthyer nga shkaku i zhurmës së madhe të fëmijëve.
Departamenti i hetimit penal siguroi prova në vendngjarje atë mbrëmje dhe intervistoi dëshmitarët.
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...