Dy të rinj 18-vjeçarë kanë humbur jetën në qytetin gjerman të Bielefeldit si pasojë e incidenteve të lidhura me përdorimin e mjeteve piroteknike të improvizuara.
Sipas policisë lokale, njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri vdiq më vonë në spital për shkak të plagëve shumë të rënda, kryesisht në zonën e fytyrës.
Autoritetet sqaruan se incidentet ndodhën në lokacione të ndryshme të qytetit, në kohën kur qytetarët po festonin ndërrimin e viteve me fishekzjarrë. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e përdorimit të piroteknikës.
Raporte të tjera nga mbarë Gjermania flasin për dhjetëra të lënduar gjatë festimeve të Vitit të Ri, shumica si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm ose të paligjshëm të fishekzjarrëve.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...