Një gjykatë argjentinase ka dënuar dy priftërinj me mbi 40 vjet burg për abuzimin e fëmijëve të shurdhër në një shkollë të mesme katolike, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja La Nacion raportoi se 33-vjeçari Nicola Bruno Corradi Soliman dhe 59-vjeçari Horacio Hugo Corbacho Blanck u akuzuan për abuzim seksual të fëmijëve në Institutin Antonio Provolo në qytetin argjentinas Mendoza.
Corbacho u dënua me 45 vjet heqje lirie, ndërsa Corradi me 42 vjet. Të dy u arrestuan në vitin 2016.
Po ashtu një nëpunës në shkollë, 49-vjeçari Armando Ramon Gomez Bravo, u dënua me 18 vjet burg.
Gjykimi filloi më 5 gusht dhe 42 dëshmitarë, përfshirë viktimat, dhanë dëshmi në gjykatë.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...