Në një kontroll rutinë të trafikut rrugor dy policë gjermanë në landin Renani-Pfalc janë qëlluar për vdekje nga të panjohur. Rrethanat janë ende të paqarta.
Në qarkun Kusel në Gjermani në landin Renani-Pfalc të panjohur kanë qëlluar të hënën herët në mëngjes (31.01)ndaj dy policëve gjermanë duke i goditur për vdekje. Policia në njoftimin e saj shkruan se “bëhej fjalë për një patrullim rutinë” të kontrollit të trafikut rrugor. Policët janë vrarë rreth orës 04:20.
Është shumë i paqartë sfondi i ngjarjes. Kur erdhën forcat e policisë në vendngjarje ishte shumë vonë, policja 24 vjeçare dhe kolegu i saj 29 vjeçar kishin ndërruar jetë. Një zëdhënës i policisë në Vestpfalc tha për radion publike SWR, se “kolegët janë shumë të tronditur. Disa i njihnin policët personalisht.”
Në të gjithë landin Saar dhe Renani-Pflc po kërkohet me intensitet ndaj vrasësve. Nuk ka asnjë përshkrim të autorëve të krimit dhe automjetit.

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...