Ushtarët ukrainas kanë arritur të lokalizojnë dhe shkatërrojnë një sistem të mbrojtjes kundërajrore ruse Tor-M2 me rreze të shkurtër veprimi që kushton afro 25 milionë dollarë – që u hodh në erë në jug të Ukrainës pasi u godit nga dronët.
“Një tjetër sistem i armikut Tor-M2 u shkatërruar në jug. Falë veprimeve të koordinuara të inteligjencës dhe operatorëve të dronëve, forcat pushtuese kanë pësuar humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar shihen dronët duke hedhur vazhdimisht mjete shpërthyese në sistemin raketor rus. Pas disa goditjeve, sistemi raketor përfshihet nga zjarri – kurse trupat ruse që ishin në të largohen me shpejtësi.
Fati i ushtarëve të arratisur rusë mbetet i panjohur, kurse Tor-M2 u shkatërruar plotësisht nga ukrainasit.
Bëhet fjalë për sistemin e mbrojtjes kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi që është dizajnuar për shënjestrimin e aeroplanëve, helikopterëve dhe dronëve që fluturojnë ulët.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...