Autoritetet drejtuese të aeroportit të “Gatwick” të Londrës, kanë vendosur 50,000 stërlina në “pjatë” për ata që do të jenë në gjendje të ndihmojnë policinë të ndalojë manovrat, ende misterioze, të dronëve që në ditët e fundit kanë fluturuar mbi aeroportin ndërkombëtar të Londrës, i dyti midis 5 të kryeqytetit britanik, duke i zënë pajisjet e sigurisë në befasi dhe duke bllokuar aktivitetet e tyre për gati 48 orë.
Pas kaosit që lanë pushimet e Krishtlindjeve në prag të mbi 140,000 pasagjerëve dhe mungesës së një përgjigjeje hetimore këtë fundjavë, historia rrezikon të kthehet në një dështim monumental për autoritetet e Mbretërisë: një gjë e tillë ka shkaktuar probleme për sistemin e transportit, për qeverinë dhe forcat e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës.
Sidomos pas lirimit të sotëm me shumë justifikime dhe pa asnjë justifikim të çiftit të moshës mesatare angleze që u ndalën dje pavarësisht se dyshimet ishin të të mëdha: një i pasionuar për modelingun dhe gruaja e tij.
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...