Avionë iranianë pa pilotë, të llojit “UAV”, thuhet se janë bërë të zakonshëm në hapësirën ajrore mbi luftanijen “USS George H.W. Bush”, e vendosur në Gjirin Persik për të mbështetur trupat e koalicionit që luftojnë ISIS.
Sipas mediave ndërkombëtare, këto misione mbikëqyrëse të qeverisë iraniane duket se i kanë ngritur nervat Pentagonit.
Dronët e parë iranianë që përgjuan anijet amerikane u pikasën në vitin 2012. Ndërsa në muajt e fundit, episode të tilla kanë qenë të përditshme dhe gjasat që të ndalin janë të vakta.
Më herët në maj, kapiteni Will Pennington, komandant i luftanijes “USS George W.H. Bush”, tha për një gazetë ushtarake se dronët iranianë kanë qëllime mbikëqyrjeje.
Por ai tha gjithashtu se, luftanija ka në arsenalin e saj mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur prej tyre. Mes tyre përfshihen sisteme mbrojtëse të instaluara në mjetin detar, helikopterë dhe mjete lundruese shoqëruese.
Analistët e çështjeve ushtarake thonë se, luftanija amerikane ka pak gjasa që t’i qëllojë dronët, ndërsa Teherani po ashtu ka pak shanse që t’i përdorë ata kundër anijes.
Për më tepër, edhe sikur avionët t’i afrohen më shumë anijes ushtarake, ka pak gjasa që ata të sigurojnë ndonjë informacion sekret, deklarojnë ekspertët.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...