Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pasi hapësira ajrore e Rumanisë u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainë.
“Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Rumaninë dhe shtetet anëtare për të mbrojtur territorin e BE-së. Ne jemi në solidaritet me Rumaninë”, shkruan Von Der Leyen në platformën “X”, përcjell A2.
Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi sot se hapësira ajrore e vendit u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainën fqinje.
“Avionët luftarakë zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare dhe e gjurmuan atë derisa u zhduk nga radari pranë fshatit Chilia Veche”, shtoi ministria.
Droni “nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e popullsisë”, thuhej në deklaratë
Pak ditë më parë Polonia raportoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga 19 dronë rusë, 4 prej të cilëve u rrëzuan.
LEXO EDHE:
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...