Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghrebreyesus, gjatë një konference në Gjenevë, ka thënë se është mjaft i shqetësuar për shkallën e vdekjeve dhe përhapjen e shpejtë të coronavirusit.
“Gjatë pesë javëve të fundit, ne kemi parë një rritje gati eksponenciale në numrin e rasteve të reja që ka arritur pothuajse në çdo vend, territor dhe zonë”, tha ai.
“Numri i vdekjeve është dyfishuar javën e kaluar. Në ditët e ardhshme, ne do të arrijmë një milion raste të konfirmuara dhe 50,000 vdekje”, ka shtuar ai.
Ndërkohë vendi me më së shumti viktima në botë është Italia, pasi deri më tani ka raportuar 13 mijë të vdekur, ndërsa 80 mijë persona janë infektuar. /Telegrafi/
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit