Salla e gjyqit në Vancouver ishte e mbushur me reporterë ndërkombëtarë dhe vendas në ditën e parë të gjyqit që pritet të zgjasë 8 ditë lidhur me zbardhjen e rastit të Wanzhou
Drejtoresha e çështjeve financiare (CFO) e kompanisë teknologjike kineze Huawei, Meng Wanzhou doli para gjykatës në Vancouver të Kanadasë.
Salla e gjyqit në Vancouver ishte e mbushur me reporterë ndërkombëtarë dhe vendas në ditën e parë të gjyqit që pritet të zgjasë 8 ditë lidhur me zbardhjen e rastit të Wanzhou.
Ajo është duke luftuar me kërkesën e SHBA-ve për ekstradim nga autoritetet kanadeze, të cilat e kërkojnë në bazë të akuzave për mashtrim, obstruksion dhe komplot, në lidhje me shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Ekipi i saj i avokatëve shpreson të dëshmojë se Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë (CBSA) e mbajti Wanzhou në paraburgim për tre orë para arrestimit të saj nga Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Këto tre orë u përdorën për të kryer një “hetim të fshehtë kriminal” të nxitur nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) që çoi në arrestimin e saj në dhjetor në aeroportin e Vancouverit.
Por, zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se Wanzhou u trajtua si të gjithë personat tjetër që përpiqen të hyjnë në Kanada me urdhër arresti kundër saj.
“Nuk ishte komplot. Plani i vetëm i CBSA-së ishte të kryejë detyrimet e saj ligjore dhe asgjë më shumë”, tha Zyra e prokurorit.
Wanzhou ka qenë nën arrest shtëpiak që nga dhjetori ndërsa procedurat e sotme u përqendruan kryesisht në ekipin e saj të avokatëve të cilët kërkuan më shumë dokumente nga Zyra e prokurorit të përgjithshëm në përpjekje për të treguar përplasje midis autoriteteve kanadeze dhe amerikane dhe se arrestimi ishte i pavend.
Seanca dëgjimore e saj për ekstradim do të fillojë në janar të vitit 2020, por ekipi i saj mbrojtës dëshiron që përmes dokumenteve shtesë të përpiqet të argumentojë se arrestimi ishte një shkelje e procesit.
Më 16 shtator, Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se avokatët e Wanzhou tashmë kishin marrë dokumentacionin e mjaftueshëm.
Megjithatë “ajo nuk ka arritur t’u japë një shpjegim pretendimeve nëse sjellja e CBSA ose RCMP ishte abuzive apo se SHBA-të janë sjellë në mënyrë të padrejtë”, tha ajo.
Arrestimi i saj përfundoi në një përpleasje diplomatike me Kinën, ku zyrtarët e zemëruar bënë thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm.
Që nga arrestimi i saj, zyrtarët kinezë kanë paditur dy kanadezë për spiunazh dhe refuzimin për të importuar produkte bujqësore dhe të mishit nga Kanadaja në Kinë./AA
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit