Ministri i Shëndetësisë së Sllovenisë, Tomaz Gantar dha dorëheqjen, por ajo nuk ka lidhje me trajtimin nga ana e qeverisë të krizës së koronavirusit, por është për shkak të një krize brenda koalicionit qeverisës, sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA.
Partia e tij, ”DeSUS”, është larguar nga koalicioni i drejtuar nga kryeministri Janez Jansa, duke e akuzuar atë për ambicie autoritare.
DPA shton se ”Jansa ka qenë në pushtet që nga mesi i marsit, pas rënies së një koalicioni të mëparshëm të qendrës së majtë”.
”DeSUS”-i ka qenë pjesë e koalicionit që nga ajo kohë, por partia ndryshoi kurs pasi zgjodhi ish-ministrin e jashtëm, Karl Erjavec për ta drejtuar atë përsëri.
Erevac rifilloi postin e kryetarit të partisë pasi pasardhësi i tij Aleksandra Pivec dha dorëheqjen.
Erjavec ka kërkuar që kur u bë udhëheqës për të tërhequr ”DeSUS”-in nga koalicioni me Jansan duke thënë se Jansa po përpiqej të “Orbanizonte” vendin, duke iu referuar udhëheqësit të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban.
Koalicioni qeverisës i Jansas tani po duket i lëkundur pas tërheqjes së ”DeSUS”-it, me një shumicë prej vetëm dy vendeve./Atsh
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...