Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga Kina që menjëherë të heqë të gjitha tarifat ndaj produkteve bujqësore amerikane.
Në një shkrim, presidenti bëri kërkesën, sepse sipas tij janë duke lëvizur mirë në diskutimet tregtare, transmeton portali arbresh.info.
Trump kishte vonuar tarifat e parapara për t’u vendosur me 1 mars ndaj produkteve kineze për shkak të përparimeve të bëra në bisedime.
Ai është ankuar prej kohës për praktikat tregtare të vendit dhe ka vendosur tarifa në një total prej 250 miliardë dollarësh kundër produkteve kineze.
Kina ka vepruar në shenjë hakmarrje, duke vendosur edhe ajo tarifa prej 110 miliardë dollarësh ndaj produkteve amerikane dhe akuzoi SHBA-të se po nisin luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike.
Muajin e kaluar, zoti Trump tha se të dy vendet ishin “shumë afër” për të nënshkruar një marrëveshje të re tregtare, duke thënë se ata kishin bërë “përparim thelbësor” pas një samiti të Uashingtonit./Arbresh.info/
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...