Donald Trump ka akuzuar Hillary Clintonin se ka lejuar Korenë Veriore të hulumtojë dhe ndërtojë armë bërthamore, pasi ish rivalja e kritikoi për fjalimin hapës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kandidatja nga Demokratët për presidente të SHBA-ve kishte kritikuar Trump për fjalimin, transmeton portali arbresh.info
Ajo tha se ishte “shumë i errët dhe i rrezikshëm, si dhe jo mesazhi që një lider i një kombi të madh duhet të përçojë”.
LEXO EDHE: Irani e Venezuela e quajnë Trumpin – Hitleri i ri
Trump e quajti Iranin një “shtet të varfër mashtrues, eksportet kryesore të të cilit janë dhuna, gjakderdhja dhe kaosi”, duke thënë se financon “terroristët që vrasin myslimanë të pafajshëm dhe sulmojnë fqinjët e tij paqësor arabë dhe izraelit”, dhe se përdor pasurinë e naftës për të “mbështetur diktaturën e Bashar al-Assad, të ndezë luftën civile të Jemenit dhe dëmtojë paqen përgjatë tërë Lindjes së Mesme”.
Presidenti amerikan, i cili i kushtoi disa minuta fjalimin e tij në vendin e Amerikës së Jugut, tha se “diktatura socialiste e Nicolás Maduro ka shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme tek njerëzit e mirë të atij vendi”, dhe paralajmëroi që Uashingtoni është gati të ndërmarrë aksione të tjera nëse qeveria e Venezuelës insiston të imponojë regjim autoritar ndaj popullit venezuelas.
Presidenti venezuelas Nikolas Maduro ka dënuar atë që ai e quajti “agresion nga Hitleri i ri i politikës ndërkombëtare, z. Donald Trump, kundër popullit të Venezuelës”./arbresh.info/
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri