Në tregun valutor, vlera e dollarit kundrejt një shporte valutash arriti në një nivel të ri 20-vjeçar, pasi monedha amerikane shihet si një strehë e sigurt për kapitalin në kohë të pasigurta.
Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, po luhatet rreth 114.60 pikë, ndërsa dje në këtë orë ishte 113.80 pikë.
Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze u rrit nga 144.45 e djeshme në 144.70 jen.
Monedha amerikane u forcua kundrejt asaj evropiane, kështu që çmimi i euros ra në 0,9555 dollarë, ndërsa dje në këtë orë ishte 0,9640 dollarë.
Krahas asaj europiane, monedha britanike prej ditësh është nën presion për shkak të frikës së investitorëve se plani ekonomik i qeverisë së re britanike do të çojë në një shtrirje të tepruar të financave publike.
Agjencia “Moody’s” paralajmëroi se ulja e taksave dhe rritja e borxhit të shtetit mund të jenë negative për vlerësimin e kreditit të vendit.
Këtë mëngjes, paundi ra gati 1 për qind në 1,0635 dollarë.
Nga ana tjetër, çmimet e naftës ranë ndjeshëm pas rritjes së djeshme. Çmimi i fuçisë në tregun e Londrës ka “rrëshqitur” me 1.48 për qind, në 84.99 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia është më e lirë me 1.38 për qind, në 77.40 dollarë. /arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...