Republika Srpska “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa shkëputja “nuk ka qenë kurrë politikë e jona”.
Kështu është shprehur Millorad Dodik, president i entitetit serb, njërit prej dy entiteteve që përbëjnë Bosnjën.
Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, i bëri këto deklarata pas një vizite të drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, William Burns, në Sarajevë më 20 gusht.
Burns e vizitoi Sarajevën të martën ku, ndër të tjera, diskutoi edhe për retorikën separatiste dhe veprimet e Dodiku, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë.
Një ditë pas vizitës së Burns, Dodik shkroi në rrjetin social X tha se “lufta kundër terrorizmit është detyrim i gjithë botës së lirë dhe në këtë kuadër vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns, në Bosnje e Hercegovinë, është domethënëse”./A2cnn
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...