Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se një përfshirje ushtarake e Shteteve të Bashkuara në përshkallëzimin mes Izraelit dhe Iranit do të “tërhiqte” gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm.
Deklarata e saj erdhi pasi Donald Trump sugjeroi hapur se SHBA-ja, si aleate e ngushtë e Izraelit, mund të marrë një rol më aktiv për t’i dhënë fund armiqësive.
“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë. Është e mundur që të përfshihemi. Por për momentin nuk jemi të përfshirë”, tha Trump për ABC News të dielën.
Më pas shtoi se SHBA-ja do të vepronte me “duart e lira” nëse Irani “prek trupat tona”.
Dhe të martën, Kallas e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk do të mbështesë një ndërhyrje të armatosur amerikane.
“Nëse SHBA-të përfshihen, atëherë kjo me siguri do ta tërheqë gjithë rajonin në një konflikt më të gjerë. Dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, citohet të ketë thënë ajo në Bruksel. /Telegrafi/
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...