Gjermania është futur në një situatë të pazakontë politike. Kandidati për kancelar, Friedrich Merz, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme në votimin e parë të fshehtë, edhe pse koalicioni i CDU/CSU dhe SPD kishte numrat për ta kaluar.
Merz mori vetëm 310 vota, gjashtë më pak se minimumi i kërkuar për të marrë postin më të lartë ekzekutiv në vend.
Rundi i dytë i votimit do të zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar zyrtarisht për The Guardian një burim nga Bundestagu.
Jens Spahn nga CDU ka paralajmëruar se e gjithë Evropa, ndoshta e gjithë bota do ta ndjekë nga afër votimin, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të mbështesin kandidatin e koalicionit.
Edhe Lars Klingbeil nga SPD është shprehur optimist.
“Tani do të arrihej shumica e nevojshme për të konfirmuar Merz në postin e Kancelarit.”
Dështimi i parë në votim është cilësuar si një ngjarje historike, pasi, sipas Deutsche Welle, kjo është hera e parë në Republikën Federale të Gjermanisë që dështon zgjedhja e një kancelari pas formimit të koalicionit.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...