Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.
Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.
Për nder të kësaj dite, dje në Prishtinë u organizua një akademi solemne ku u përkujtuan viktimat e Holokaustit dhe ndihmesën që dhanë shqiptarët për të shpëtuar hebrenjtë.
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...