Miliona teksasian u zgjuan sot për të tretën ditë pa ngrohje, për shkak të një stuhie të tmerrshme dimërore që vrau të paktën 21 persona.
Rreth 2.7 milionë familje janë pa energji elektrike, thanë autoritetet. Laura Nowell, një 45-vjeçare nga Waco, nxehet duke vrapuar ose në një veturë “Nuk ka qenë kurrë kaq e ftohtë. Ka akull rreth nesh”, raporton CNN.
Meteorologët parashikojnë që bora në veri të Teksas do të ndalet së rënë në mes të ditës, por temperaturat jashtëzakonisht të ulëta do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Stuhitë e dëborës dhe shiu i akullt po lëvizin në lindje ku do të mbulojnë luginën Misisipi, Virginia dhe Carolina e Veriut. Një stuhi që kaloi nëpër katër shtete federale vrau 21 njerëz.
Presidenti amerikan, Joe Biden u tha guvernatorëve të shteteve të prekura se qeveria federale ishte e gatshme të ndihmonte. /Telegrafi/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...