Në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, si dhe në qytetet tjera ende vazhdojnë protestat që shpërthyen më 21 nëntor, pasi mijëra persona nga sektorë të ndryshëm hynë në grevë të përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat më masive janë regjistruar në rrugët e Bogotës por edhe në shumë qytete tjera, përfshirë Bucaramang, Barranquilla, Cali, Cartagena, Manizales, Ibague dhe Medellin.
Janë regjistruar edhe përleshje mes protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë të cilët intervenuan duke përdorur gaz lotsjellës.
Qytetarët protestojnë kundër qeverisë së presidentit Ivan Duque në thirrje të sindikatës, organizatave studentore, bashkësive të ndryshme dhe qindra organizatave joqeveritare.
Gjatë protestave të deritanishme kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa 351 protestues dhe 182 policë janë lënduar dhe janë arrestuar 170 të tjerë.
Qeveria e Kolumbisë më herët njoftoi se kanë filluar 11 hetime të ndara kundër policëve për shkak të përdorimit të tepruar të forcës gjatë protestave masive.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...