12 persona janë trajtuar për plagë me armë zjarri në përleshjet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite gjatë ditës së enjte pas funeralit të një fëmije që besohet se u vra nga zjarri i ushtrisë në Beit Ummar të Bregut Perëndimor.
Një palestinez është i plagosur rëndë dhe është i shtruar në spital pranë qytetit të Hebronit në jug të Bregut Perëndimor, shkruan Euro News.
Protestuesit palestinezë kanë hedhur gurë drejt trupave izraelite pas funeralit të Mohammed al-Alami, 12 vjeçar, i cili banorët thonë se u vra nga zjarri i ushtrisë ndërsa po hipte në makinë me babanë e tij të mërkurën.
Ushtria izraelite ka filluar një hetim mbi të shtënat vdekjeprurëse të së mërkurës.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...