Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio u mor në pyetje para gjykatës amerikane në kuadër të hetimeve lidhur me korrupsionin në Fondin Shtetëror Zhvillimor të Malajzisë 1MDB, në të cilin është përfshirë edhe ish-kryeministri i Malajzisë, Najip Razak, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Washington Post” publikoi lajmin se DiCaprio ka dhënë fshehurazi deklaratën para gjykatës në Washington. Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, i cili foli për këtë gazetë, nuk zbuloi çfarë ka thënë konkretisht DiCaprio lidhur me hetimin por tha se aktori i njohur me deklaratën e tij ka dhënë një kontribut dhe ka ndihmuar drejtësinë.
Hetuesit konsiderojnë se DiCaprio si një dëshmitar mund të japë informacione të dobishme lidhur me hetimet për larje të disa qindra miliona dollarëve nga fondi investues. DiCaprio nuk është objek hetimi.
Autoritetet amerikane e ngarkojnë ndërmarrësin malajzian Jho Taek Low për larje të disa qindra miliona dollarëve të cilat i kishte marrë nga Fondi për Zhvillim të Malajzisë dhe këto para ua ka shpërndarë të afërmve të tij.
Pretendohet se në mesin e tyre ishte dhe aktori DiCaprio. Në mes tjerash janë përhapur edhe spekulimet se filmi “The Wolf of Wall Street” i vitit 2013, në të cilin DiCaprio luan rolin kryesor është financuar nga këto para.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...