Dhoma e Lordëve miraton ligjin që synon shtyrjen e Brexit’it

21:24 | 6 Shtator 2019
A Z

Dhoma e Lordëve ka miratuar përfundimisht tekstin e ligjit që synon të bllokojë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

E me këtë, kreyeministrit Boris Johnson i shkaktohet edhe një humbje e madhe, ky i cili i kundërvihet një iniciative të tillë.

Ky legjislacion, që i kërkon Johnsonit tëk ërkojë tek Brukseli një shtyerje me tre muaj të Brexit ta parashikuar më 31 tetor, do të hyjë në fuqi të hënën pas miratimit nga mbretëresha e Britanisë së Madhe – Elizabeth.

Shpërndaje në rrjete sociale