Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Hong Kong, përfshirë një njeri që mbante një flamur pro pavarësisë, pasi hyri në fuqi një ligj i ri i sigurisë i imponuar nga Pekini, thonë zyrtarët.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë disa protestues të mbledhur për të shënuar 23 vjetorin e përfundimit të sundimit britanik.
Legjislacioni kriminalizon ndarjen, përmbysjen e pushtetit shtetëror, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e huaja.
Personat që angazhohen në këto çështje, mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Kritikët thonë ligji ndalon disa liri të qytetarëve, të cilat do të duhej të garantohen nga Kina.
Sovraniteti i Hong Kongut iu dorëzua Kinës nga Britania e Madhe më 1997, në bazë të një marrëveshjeje të krijuar për të mbrojtur liritë e caktuara, për të paktën 50 vjet.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Pekinin kundër hyrjes në fuqi të ligjit të sigurisë.
“Sot shënohet një ditë e trishtuar për Hong Kongun dhe për njerëzit që duan lirinë në të gjithë Kinën”, tha Pompeo në një deklaratë më 30 qershor.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq, ndërsa Kina e gëlltit Hong Kongun në grykën e saj autoritare”, tha ai.
Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me njerëzit e Hong Kongut dhe “do t’i përgjigjen sulmeve të Pekinit ndaj lirisë së shprehjes, shtypit dhe tubimit, si dhe sundimit të ligjit”.
Bashkimi Evropian gjithashtu kritikoi ligjin, duke thënë se ai minon seriozisht shkallën e lartë të autonomisë që Hong Kongu ka gëzuar. /Rel
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës