Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së po kërkojnë 39 persona të cilët dyshohet se janë të zhdukur pasi anija e tyre u përmbys të shtunën mbrëma në brigjet e Floridës.
Zyrtarët u alarmuan të martën në mëngjes pasi peshkatarët vunë re një burrë të ngjitur pas trupit të një varke 72 kilometra nga qyteti i Fort Pierce, shkruan bbc.
I mbijetuari tha se grupi ishte nisur nga Bimini, Bahamas, të shtunën mbrëma dhe pati një mot të keq.
Zyrtarët amerikanë thonë se varka mund të ketë qenë pjesë e një “përpjekjeje kontrabande me njerëz”.
Sipas të mbijetuarit, i cili nuk është identifikuar, asnjë nga pasagjerët nuk kishte veshur jelek shpëtimi.
Kërkimet po drejtoheshin nga Roja Bregdetare e Miamit duke përdorur anije dhe avionë, tha agjencia në Twitter.
Deri të martën pasdite, nuk u gjetën të mbijetuar të tjerë. /arbresh.info/
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...