Mbi 25,000 shtëpi në Iran janë shkatërruar nga përmbytjet, të cilat janë cilësuar si më të rëndat në dekadën e fundit.
Shifra u bë e ditur nga Hadi Darfishi, zëvendësdrejtor i Fondacionit të Strehimit – një organizatë bamirëse që mbikëqyret nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Ai tha se 60,000 shtëpi të tjera janë dëmtuar rëndë, transmeton rel.
Autoritetet, më herët, kanë njoftuar se së paku 45 njerëz kanë vdekur që nga data 19 mars, si pasojë e shirave të furishëm që kanë përfshirë pjesët veriore, qendrore dhe jugore të Iranit.
Zyrtarët kanë thënë se do t’i kompensojnë qytetarët për dëmet materiale.
Organizata Meteorologjike e Iranit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në zonat e përmbytura, duke paralajmëruar për më shumë reshje shiu.
Garda Revolucionare e Iranit dhe ushtria janë duke marrë pjesë në përpjekjet e shpëtimit.
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...
Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale n...
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...