Ura në qytetin amerikan të Pitsburgut u shemb në momentin kur në të ishin katër automjete duke përfshirë një autobus.
Sipas BBC, nuk është raportuar asnjë vdekje. Zyrtarët thonë se 10 persona pësuan lëndime të lehta, tre prej të cilëve u dërguan në spital.
Ura “Fern Hollow” e mbuluar me borë u shemb të premten në mëngjes.
Kolapsi ndodhi vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, të mbërrinte në qytet për të biseduar për infrastrukturën.
Banorëve iu është kërkuar të shmangin zonën pasi zyrtarët e sigurisë publike konfirmuan se duhej të mbyllnin një linjë gazi që rrjedh nën urë. Në zonë raportohet për një erë të fortë gazi natyror.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës. Kryetari i bashkisë së Pitsburgut, Ed Gainey, tha se ishte inspektuar në shtator./arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...