Kanë kaluar 20 vjet që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana në një aksident rrugor në Paris. Në intervistën e parë që nga ajo kohë, një zjarrfikës, i cili u përpoq të shpëtojë jetën e princeshës, zbuloi detaje të panjohura për vdekjen e saj.
Xavier Gurmelon, i cili ka punuar 22 vjet në shërbimin kundër zjarrit, vendosi për të folur rreth vdekjes së Princeshës Diana për tabloidin britanik The Sun, sepse, siç thotë ai, tani është në pension.
Ai kujton se brenda tre minuta arriti në tunelin e Pont de l’Alma, ku ndodhi aksidenti. Ekipi i tij dhjetë anëtarësh doli në terren dhe e nisi punën menjëherë për të përcaktuar shpejt, se kush ka nevojë për ndihmë dhe që është ende gjallë.

Ata nuk e dinin se ajo ishte në veturën e Princeshës Diana. Siç kujton Gurmelon, kur mbërriti tek Mercedesi, një grua në veturë e pyeti “O Zot, çfarë ka ndodhur?” Në shpatullën e saj të djathtë vuri re një dëmtim të lehtë. Përveç kësaj, thotë ai, nuk kishte gjak fare.
“Gruaja, e cila më vonë mësova se ishte Diana, ishte në dysheme prapa. E lëviza shumë ngadalë dhe e kam parë se ishte gjallë”,- tha Gurmelon për “The Sun”.
Ai shtoi se ai e mbajti princeshën në dorë dhe pasi e qetësoi, i dha oksigjen. Pastaj e nxori nga vetura, dhe ajo pushoi së frymuari. Ai u përpoq t’i jepte ndihmën e shpejtë, por ishte kot. “Unë i bëra masazh zemrës dhe pas disa sekondave, filloi të marrë frymë përsëri”,- tha Gurmelon.
Për të, në atë moment, kjo ishte një lehtësim i madh, sepse, siç thotë ai, puna e tij është të shpëtojë jetën e dikujt tjetër. “Sinqerisht, unë mendova se ajo kishte mbijetuar. Me aq sa dija, ajo ishte në spital, ajo ishte gjallë dhe prisja që të mbijetonte. Megjithatë, kuptova më vonë se ajo vdiq në spital”, tha një zjarrfikës.
Kjo është hera e parë që ai flet për mediat, sepse, sipas detyrës zyrtare, nuk u lejohet të flasë për këtë sa ishte i punësuar.

Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...