Prokuroria në Sllavonski Brod të Kroacisë, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi gjatë vitit të kaluar në autostradën A3, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë nga Kosova, shkruan Index.hr.
“Mbi 52-vjeçarin rëndon aktakuza se më 25 korrik të vitit të kaluar rreth orës 6:15 të mëngjesit, derisa ishte prapa timonit të autobusit të markës Setra me targa të Kosovës, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme nuk do të rrezikonte, kishte kthyer kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu nuk ishte në gjendje të përcillte situatën në trafik para vetes drejtimin e autobusit – ku nuk vërejti se autobusi kishte dalë në korsinë për ndalesa emergjente, dhe më pas në pjesën jugore të rrugës goditi një tabelë me pjesën e përparme të mjetit”, thuhet në raport.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai akuzohet se ishte kthyer majtas duke frenuar dhe shkaktuar një rrëshqitje ku si pasojë erdhi derisa të rrokullisja e autobusit, ku humbën jetën dhjetë persona dhe 44 tjerë u lënduan.
Kujtojmë që aksidenti i rëndë kishte ndodhur gjatë 25 korrikut të vitit të kaluar në autostradën A3. Fillimisht besohej se shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi prapa timonit, por një gjë të tillë e kishte demantuar avokati i tij mbrojtës.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...