Dhëndri i Donald Trump ka mbrojtur veprimtarinë e tij gjatë fushatës elektorale të presidentit.
Pasi ka dhënë dëshminë e tij përpara panelit të Senatit që heton influencën e dyshuar ruse në zgjedhje, Jared Kushner ka deklaruar për mediat se të gjitha aksionet e tij kanë qenë “me vend” dhe ndodhën gjatë rrjedhës normale të ngjarjeve, duke iu referuar këtu fushatës.
Në një konferencë shtypi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, 36-vjeçari, bashkëshort i Ivanka Trump, ka mohuar gjithashtu çdo mpleksje me Rusinë.
Sa i takon dëshmisë së tij përpara panelit të Komitetit të Inteligjencës, ai ka theksuar se, ka qenë tërësisht transparent, duke ofruar të gjithë informacionin e kërkuar.
“Më lejoni të shprehem qartë, unë nuk u mpleksa me Rusinë. Askush tjetër nga stafi i fushatës nuk u mpleks. Unë nuk kam kryer kurrë veprime të papërshtatshme”, ka thënë Kushner.
Kushner është një këshilltar i hershëm i presidentit Trump dhe ka qenë në krye të strategjisë dixhitale të fushatës së tij. Pas dëshmisë përpara panelit të Senatit, ai do të shfaqet të martën përpara një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve.
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...