Deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Europën Lindore e Juglindore në një reagim për Deutsche Wellen pas zgjedhjeve në Kosovë thekson se fitorja e Vetëvendosjes, tregon se sa e madhe është dëshira për transformim në Kosovë.
“Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato me gjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike” – tha ajo.
Deputetja liberale Renata Alt sheh gjithashtu me skepticizëm qëndrimin e pakompromis të Albin Kurtit.
“Pa-kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun.
Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët europianë. BE ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”, – shprehet deputetja gjermane për mediat. /DW
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...