Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të helikopterëve UH-60M Black Hawk, pajisje dhe shërbime shoqëruese për Qeverinë e Kroacisë, me një çmim që vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë.
Qeveria kroate ka kërkuar blerjen e tetë helikopterëve UH-60M Black Haëk dhe pajisje të konsiderueshme ushtarake shtesë.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Europë”, tha Divizioni i Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit në një deklaratë.
Shitja e propozuar do të rrisë kapacitetet e Kroacisë për të frenuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme dhe për të mbështetur operacionet e koalicionit, si dhe do të promovojë ndërveprimin me Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera të NATO-s.
Sipas deklaratës, Kroacia nuk do ta ketë të vështirë të përdorë këtë pajisje me forcat e saj të armatosura./rel
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...