Një kinez është dënuar me vdekje pasi vrau dy persona zyrtar që ishin në detyrë për kontrollin e koronavirusit në provincën Yunnan, thuhet në komunikatën nga qeveria e Yunnan, provincë në Kinë.
Burri voziti një furgon të vogël drejt kontrollit dhe refuzoi të ju nënshtrohet udhëzimeve nga stafi. Sipas një pasagjeri tjetër qe ishte prezent në vend ngjarje, burri tentonte të largonte nga rruga bllokadën shkruan arbresh.info
Kur njëri nga stafi filloi të filmoj ngjarjen si dëshmi, vozitësi i kamionit e goditi atë me thikë gjepi në gjoks dhe kraharor thuhet në komunikatë.
Burri sulmoi edhe një person tjetër po ashtu zyrtar i cili ndërhyri të shpëtonte kolegun e tij.
“Megjithëse i pandehuri(…) u dorëzua në mënyrë vullnetare dhe rrëfeu me vërtetësi faktet e krimit, ai përdori metoda mizore për të vrarë dy anëtarët e stafit të epidemisë dhe kontrollit të saj gjatë epidemisë dhe pasojat ishin jashtëzakonisht të rënda,” thuhet në deklarata./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...