John Bel Edwards nga radhët e demokratëve ka fituar zgjedhjet lokale në Louisiana të shtunën, pas një gare shumë të ngushtë me republikanin Eddie Rispone.

Rezultati konsiderohet si një disfatë e madhe për presidentin Donald Trump i cili ka mbështetur Risponen, duke vizituar dy herë vendin gjatë fushatës si dhe duke shfrytëzuar këto zgjedhje si test për popullaritetin e tij.
Të shtunën, Trump kishte bërë disa postime në Twitter duke kërkuar nga votuesit që ta votojnë kandidatin nga radhët e republikanëve shkruan REL.
Më herët këtë muaj, republikanët nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet as në Kentucky, ndërsa demokratët morën në kontroll të plotë Virginian.
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...