Një 30-vjeçar, ka humbur jetën në Spanjë teksa bënte përpjekje për të sfiduar një dem.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se i riu mori një goditje të rëndë në qafë, ku për pasojë humbi dhe jetën.
Një “ndjekje” e improvizuar me një dem në Spanjë përfundoi në mënyrë tragjike me një 30-vjeçar që humbi jetën kur në përpjekje për të sfiduar kafshën e madhe, rrëshqiti dhe mori një goditje fatale në qafë.
Në videot e regjistruara nga dëshmitarët okularë të aksidentit të ndodhur gjatë ngjarjes së quajtur “encierro ” në qytetin e Navalcarnero, pranë Madridit, shihet 30-vjeçari duke i hedhur një triko demit për ta provokuar.
Por për fat të keq të tij, kur u përpoq të ngjitej në një gardh për t’u mbrojtur, ai humbi kontrollin dhe ra në rrugë, duke i dhënë demit një mundësi për të sulmuar./euronews.al/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...