Kalifati i ISIS-it, që dikur shtrihej mijëra kilometra dhe sundonte miliona njerëz është deklaruar i mundur.
Fundi për shtetin e terrorit erdhi në fshatin Baghouz, në provincën lindore të Deir ez-Zor të Sirisë, pas një beteje finale njëmujore, transmeton portali arbresh.info.
“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të të ashtuquajturit kalifat dhe humbjen territoriale të ISIS-it,” tha Mustafa Bali, zëdhënës i grupit të mbështetur nga SHBA.
“Në këtë ditë unike, ne përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilave bënë të mundur fitoren”.
Kjo luftë e fundit ishte një nga më të vështirat. Pas disa vitesh të kthimit të vazhdueshëm të territorit nga Isis në të gjithë Sirinë verilindore, Forcat Demokratike të Sirisë në shtator 2018 rrethuan xhepin e fundit të kontrollit të Isis në një varg të izoluar fshatrash përgjatë brigjeve lindore të lumit Eufrat./Arbresh.info/
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...