Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën tregojnë se Franca është e gatshme të marrë pjesë drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak.
“Le të themi se zoti Macron demonstron mbështetje absolute për regjimin ukrainas dhe deklaron se Republika Franceze është e gatshme të marrë pjesë drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak”, tha Peskov për agjencitë ruse.
Ai i cilësoi deklaratat e presidentit francez si “jashtëzakonisht provokuese”, të cilat rrisin tensionet në kontinent dhe nuk sjellin asgjë pozitive.
Peskov vuri në dukje gjithashtu “gjuhën agresive” të presidentit amerikan Joe Biden ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin dhe siguroi se “Putini nuk do të reagojë” ndaj deklaratave të tilla si ajo që e quan atë “një diktator”./abcnews.al
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...