Ish presidenti i Sirisë, Bashar al Asad ka reaguar për herë të parë që nga rënia e Damaskut në duart e rebelëve. Në reagimin e postuar në Telegram, Asad shkruan se ai “kurrë” nuk ka patur ndërmend të ikë në Rusi.
Ai tha se, ndërsa kryeqyteti sirian ra në duart e rebelëve, ai shkoi në bazën ushtarake ruse në provincën Latakia “për të mbikëqyrur operacionet luftarake” vetëm për të parë se trupat siriane kishin braktisur pozicionet. Ai shtoi se ishin rusët që kishin vendosur ta transportonin atë në Moskë.
“Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk kam menduar të dorëzohem apo të kërkoj strehim dhe as një propozim i tillë nuk është bërë nga ndonjë individ apo palë. Kur shteti bie në duart e terrorizmit dhe aftësia për të dhënë një kontribut kuptimplotë humbet, çdo pozicion bëhet i pavlefshëm,” tha ai.
Asadi dhe familja e tij ikën në Rusi pasi Damasku ra në duart e rebelëve të udhëhequr nga grupi militant islamist Hayat Tahrir al-Sham (HTS) brenda një periudhe prej 11 ditësh.
Grupet rebele po vazhdojnë të formojnë një qeveri tranzitore në Siri.
/rtsh.al/
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...