Të paktën nëntë incidente të ndara me armë zjarri janë raportuar në Shtetet e Bashkuara deri më tani.
Incidentet erdhën pas diskutimeve mbi masat e prezantuara gjatë pandemisë koronavirus, të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskave ose distanca shoqërore.
Sipas “Guardian” të Londrës, të paktën katër persona u vranë dhe shtatë u plagosën në ato incidente.
Të shtënat, ndër të tjera, erdhën pas një grindjeje mbi rregullat për mbajtjen e maska në automjetet e transportit publik dhe në objektet e biznesit.
Një banor i Teksasit plagosi një pasagjer pasi i thanë se nuk mund të hipte në autobus pa maskë. Në një restorant në Kolorado, një burrë dyshohet se plagosi një punonjës me armë zjarri, i cili kundërshtoi praninë e tij pa mbajtjen e maskës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira