Dy lloje të variantit Omicron të Covid-19 janë shfaqur rishtaz në Britani të Madhe.
Vetëm një numër i vogël i rasteve të Omicron BA.4 dhe BA.5 janë identifikuar deri më tani në vend, por analiza e të dhënave të disponueshme sugjeron se ato ka të ngjarë të kenë një “përparësi në rritje” ndaj Omicron BA.2, aktualisht dominues, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Deri më sot, janë identifikuar 115 raste të BA.4 të mundshme ose të konfirmuara, me 67 në Angli, 41 në Skoci, gjashtë në Uells dhe një në Irlandën e Veriut.
Janë identifikuar gjithsej 80 raste të BA.5, me 48 në Angli, 25 në Skoci, gjashtë në Irlandën e Veriut dhe një në Uells.
Dr Meera Chand, drejtor i UKHSA për infeksionet klinike dhe ato në zhvillim, tha: “Riklasifikimi i këtyre varianteve si variante shqetësuese pasqyron prova të reja mbi rritjen e BA.4 dhe BA.5 ndërkombëtarisht dhe në Britani të Madhe”.
Tani janë duke u bërë studime më të detajuara dhe analizat pritet të publikohen në kohën e duhur përmes një raporti.
Aktualisht nuk ka të dhëna nëse variantet e reja kanë shtuar shtrimet në spital./arbresh.info/
Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë flasin për Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...